Rreth nesh

Rreth Nesh
Më shumë rreth Sisal
Strategjia e Sisal mbështetet në tre shtylla: qëndrueshmëria, përmes angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e programit të lojërave të përgjegjshme dhe përmes ofrimit të modelit argëtues transparent; risi dixhitale, falë platformës së saj të fundit të lojërave dhe ndërkombëtarizimit, me synimin për të fituar kontrata të reja koncesionare ndërkombëtare.
Vizioni, Misioni dhe Vlerat
Vizioni
Të jemi Kompania Lider në nivel ndërkombëtar në Lojërat e Përgjegjshme, duke nxitur Inovacionin Dixhital.
Qëllimi
Të ofrojmë përvojën më të mirë të lojës së përgjegjshme, duke gjeneruar vlerë për shoqërinë dhe njerëzit.
Shenim: Programi i lojërave të përgjegjëshme është një aktivitet i menaxhuar nga Sisal dhe nuk zhvillohet nga Sisal Digital Hub Albania.
Vlerat
Përgjegjësia, fokusi i veprimeve tona
Ajo drejton strategjinë tonë, duke siguruar zhvillim të ndërgjegjshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Njerëzit, zemra e kompanisë sonë
Ne marrim përsipër të dëgjojmë, vlerësojmë dhe shpërblejmë të gjithë në mënyrë që ata të na ndihmojnë të arrijmë qëllimin tonë.
Inovacion, frymëzon kompaninë tonë
Ai stimulon kreativitetin, mbështet rritjen dhe zhvillimin dhe ndihmon në gjenerimin e vlerave me kalimin e kohës.

Inovacioni dhe Qëndrueshmëria
Inovacioni
Për ne në Sisal, inovacioni është një shtyllë kyçe e evolucionit strategjik, një nga vlerat thelbësore të kompanisë dhe një mentalitet që drejton mënyrën se si i qasemi punës.
Në Sisal ne ndjekim një proces inovacioni që synon zhvillimin e aftësive dixhitale dhe IT, identifikimin dhe adoptimin e teknologjive të reja dhe ridizajnimin e proceseve si një pjesë integrale e strategjisë sonë të biznesit.
Teknologjitë e reja luajnë një rol thelbësor në evolucionin e biznesit, kjo është arsyeja pse ne investojmë në infrastrukturat funksionale të IT-së për të adoptuar aplikacione në përputhje me praktikat më të mira të tregut.
Inovacioni dhe Qëndrueshmëria
Inovacioni

Qëndrueshmëria

Qëndrueshmëria
Qëndrueshmëria është një vlerë thelbësore për rritjen kolektive. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar për të mbajtur një dialog me komunitetet lokale, për të promovuar inovacionin dhe për të organizuar iniciativa shoqërore që gjenerojnë vlerë për zhvillimin e vendit.
Qasja dhe angazhimi ynë për qëndrueshmëri
Ne flasim me palët e interesuara për të organizuar iniciativa të vlefshme shoqërore që promovojnë zhvillimin e vendit tonë, duke ndihmuar njerëzit të rriten dhe të krijojnë vlera.
Angazhimi ynë për Qëndrueshmërinë përkthehet në krijimin e një plani komuniteti afatgjatë për të zhvilluar projekte që mbështesin inovacionin dhe solidaritetin social.